Ekskluzive: Thaçi shkon tek Isa Mustafa, PDK dhe LDK po përgadisin mocion mosbesimi ndaj Haradinajt?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sonte me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, raporton Gazeta NewBorn.

Takimi i Thaçit dhe Mustafës erdhi pas takimit që Presidenti i Kosovës kishte sot me dy zyrtarët e lartë amerikan në zyrën e tij.

Siç mëson Gazeta NewBorn, pas takimit të Thaçit me zyrtarët amerikan dhe pas takimit të Thaçit me Mustafën sonte, është planifikuar rrëzimi i Qeverisë Haradinaj me arsyen ”Mos prishja e raporteve mes Kosovës dhe Amerikës për shkak të taksës”.

Deri më tani AAK, konktretisht kryeministri Haradinaj ka refuzuar me çdo kusht pezullimin e saj ose heqjen e taksës pavarësisht presionit ndërkombëtar, derisa pro pezullimit janë PDK dhe LDK.

Poashtu, burime të Gazetës NewBorn, tregojnë se tashmë ekziston një plan i fshehtë për një koalicion paszgjedhor mes LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje dhe formimin e Qeverisë së re.