Çka bisedoi Murati me komandant Kumanovën para…!

Pastaj Ismeti vazhdoi: “Na i kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes, dhe na kanë thënë se janë spiunë”!…

Murati, vëllai i komandantit Ismet Jashari “Kumanova”, në letrën e tij drejtuar shumë politikanëve në Kosovë, shumica prej tyre që tashmë janë në PDK, Nisma por edhe në partitë tjera, të cilët ishin duke punuar para luftës në për çështjen e Kosovës, pastaj në LKÇK dhe UÇK, ka vazhduar me pyetjet dhe rrëfimin e tij, për komandant Kumanovën.

Jashari ka pyetur se kush e vrau vëllain e tij, duke treguar kështu një histori të vogël disa ditë apo muaj para vrasjes së Kumanovës.

Fillim korriku 1998

Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense.

Në rrugë e sipër mu lajmërua vëllai im Ismet Jashari, tani Luftëtarët i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe populli e kishin pagëzuar me pseudonimin “Komandant Kumanova”).

E ndala kamionin në një skaj rruge dhe po bisedonim të qetë, pa rreziqe nga ndonjë incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vëlla kurrë nuk e kamë pyetur se në cilën Zonë je dhe çfarë numri të mobilit ke.

Si zakonisht e prisja që ai të flas më shumë.

Dhe, gjatë bisedës po më thotë:

“Gaga Murat fol me Zekën dhe le t´na dërgojë veshmbathje, – dhe ato t’i sigurojë!!!

…Dhe, ti dërgomi dy snajperë të mirë; një për mua dhe një për Flamurin (G. Elshanin).

Unë i përgjigjem: -“Po, këto ditë jam te ai, do ti them dhe snajperkat në një magazinë i kam”.

Pastaj Ismeti vazhdoi: “Na i kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes, dhe na kanë thënë se janë spiunë”!…

Unë e pyeta, si i kishin emrat? Behadin Hallaqi dhe Shaban Shala.

Unë, fillova ta përdori memorien, -meqenëse isha shumë i lodhur, dhe më erdhi shpejt një mendim, ndoshta edhe jo më i miri, megjithatë, i fola:

“Nuk e dijë gagës se si është organizimi momental tek ju,-por mos zbato asnjë urdhër sa i takon atyre dy vetëve. Le të merren ata ma të “mëdhenjtë” me ta. Ky emër Behajdin pak më është i njohur, nuk e dijë nga po më vjen se nga kam dëgjuar, kurse për atë tjetrin nuk paskam dëgjuar”.

E kreva bisedën me tim vëlla dhe menjëherë iu lajmërova Zekës (Xhavit Halitit). Zeka më tha se është i informuar për këtë punë. Kam informuar Abazin (Ali Ahmetin), ky nuk e kishte ditur dhe më tha: “Do të interesohem”më porositi që mos ta përhapi si lajm.

Gjatë rrugës m´u desh të ndalojë në Ëalenstadt te Selim Haliti (vëllai i Xhavitit). Po sa u takova me të: -menjëherë, po më tregon për Behajdinin se vëllai im (Ismeti) po e mbante në burg.

Po i thashë, sa më tregoj Ismeti.

Ata dy i ka dërguar ndokush aty.

Se kush nuk e pyeta.

Selimi vazhdoi: “Po a e dini se kush është ai”?

Nuk e di në detaje se kush është, por është i Lëvizjes.

Selim Haliti po më thotë: “Behajdini është shoku i Zekës”.

Mirë de, Zeka le të intervenoj te Jakup Krasniqi apo te ndonjë udhëheqës i UÇK-së në atë Zonë, në Kleçkë dhe le t´i lirojnë.

Dhjetor 1998

Pas katër muajve treguan se ishte vrarë Ismeti

Ishte muaji i tretë që po e kaloja në burg, me akuzën «Blerje e furnizim me material luftarak për terroristët e UҪK-së…».

Kështu e ka cilësuar veprimtarinë time atdhetare kryeprokurorja e shtetit më «demokratik» Helvetia, znj. Karla del Ponte. Nga burgu i Bernit (ku isha), në fillim të dhjetorit 1998 më transferuan në një burg tjetër, dhe ndërkohë kam mësuar se më kishin sjellë në vendin e quajtur, Torberg.

-Më 15 dhjetor `98 aty rreth orës 10.00 paradite u hap dera e dhomës. Një gardian më njoftoi se kam vizitë dhe më tha menjëherë të shkoja pas tij. Më futi në një sallon ku ishin disa policë me uniformë, dhe disa të tjerë me rroba civile.

Në vizitë më kishte ardhur bashkëshortja.

Kur më pa, u ngrit në këmbë. Ia pashë sytë e saj të përlotur.

Pa u përshëndetur, e pyeta çka ke, pse po qanë?!

Ajo ma ktheu: “Po na kanë lajmëruar se, para ca ditëve Ismetin e kishin vra më 25 Gusht 1998”’.

Në atë moment më erdhi një forcë e madhe – e papërshkruar, dhe ju drejtova gruas:

Asnjë lot!

Për dëshmorët nuk duhet derdhur lot!

Lumë ne, oj Selvisha! Tani Kumanova qenka bërë Kosovë!

Ju afrova time grua, (dhe për lajmin e gëzuar) e përqafova fort! Kështu, me gjak dëshmorësh bëhet Shqipëria!

Po festë të madhe paskemi familja Jashari nga Orizarja e Kumanovës!

Familjet e dëshmorëve të popujve të pushtuar në botë festojnë!

Edhe populli shqiptar i Kumanovës e i gjithë hapësirës shqiptare në IRJM, tani paska të drejtë të festojë!…