Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hiqni dorë nga kafeja

Askush nuk thotë që duhet të hiqni dorë nga kafeja përfundimisht pasi një kafe në ditë është shumë e shëndetçme, shkruan Albeu.com

Por nëse mendoni se duke konsumuar kafe dhe kafeinë dhe vendosni ta ndërprisni at here trupin do të reagojë në këto mënyra:

Mund të humbisni peshë: Studimet në Universitetin “Duke” tregojnë se konsumimi ditor i kafeinës në kafe, çaj ose pije joalkoolike rriti nivelet e përditshme të sheqerit me gati 10%, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit. Kështu që më pak kafe dhe do të dobësoheni!

Mund të fitoni peshë: A keni përjetuar ndonjëherë dëshira të çuditshme në momentin që hiqni dorë nga një veprim i përditshëm si p.sh pirja e kafesë?! Krejt rastësisht mund ta gjeni veten duke ngrënë shumë ëmbëlsira apo një ushqim tjetër për të kompensuar momentin që pini kafe.

Mund të flini më shpejt dhe mirë: Edhe pse do të ndiheni të lodhur deri sa trupi juaj përshtatet me mungesën e stimuluesve, ju mund të keni një të mirë siç është dhe gjumë më i mirë. Gazeta e “Clinical Sleep Medicine” zbuloi se marrja e kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit mund të prishin ciklin e gjumit të një personi. /albeu.com/