Dalin fotot e para, kjo është e dashura e Adrian Gaxhës

Ai është këngëtari më i përfolur aktualisht.Këngëtari i mirënjohur Adrian Gaxha është në një lidhje dashurie me Sidorela Dautin, vajzën që i ka vjedhur zemrën.Rikujtojmë se romanca e dyshes dhe identiteti i bukuroshes është zbuluar nga “iconstyle.al” që në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo në këtë artikull do të ndajmë me ju disa foto ekskluzive.

Po t’i hidhni një sy llogarisë së Sidorelës në Instagram, gërma e parë e emrit të këngëtarit do iu bjerë menjëherë në sy.
Por përtej kësaj, duket se gjërat janë bërë më serioze se kaq dhe pritet që lidhja e tyre të kalojë në një tjetër nivel.E themi këtë marrë shkas nga komentet që babai i Adrianit lë në fotot e bukuroshes.

Megjithatë, vetë dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë publikisht duke e mbajtur lidhjen e tyre në fshehtësi të plotë.