Lajmi fundit: Ja çfarë i bëri sonte Haradinaj, Thaçit e Veselit

Ramush Haradinaj ka vendosur të mos zmbrapset nga presioni për të hequr taksën. Nuk po kryejnë punë as kërcënimet e PDK’së dhe të Presidentit Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të mos ndryshojë qëndrimin për taksën qysh kishte ndodhur për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetari i AAK’së nuk është zmbrapsur asnjë hapë nga mos-heqja e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Haradinaj në një intervistë televizive ka përsëritur se taksa nuk do të hiqet përderisa vazhdon të jetë Kryeministër. Madje, ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se sa dialogu atëherë kurrë nuk do të hiqet tarifa ndaj produkteve të Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi para disa ditësh i kërkoi Kryeministrit të heqë taksën që mos të bëhej ‘skllotë’.

Edhe Shefi i PDK’së, Kadri Veseli, ka kërkuar disa herë pezullimin e taksës. Por, askush s’e ka dëgjuar. Më së paku Kryeministri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka përmendur ndarjen e rrugëve me AAK’në nëse Haradinaj vazhdon të mos e heq taksën.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar heqjen e taksës derisa kanë ndërmarrë disa sanksione ndaj Kosovës, duke mos ua dhënë vizat disa politikanëve për të udhëtuar në SHBA si dhe duke anuluar disa projekte për Ushtrinë e Kosovës.

Zyrtarë të PDK’së kanë thënë se gjatë javës do të ketë takime por nuk presin ndonjë lëvizje të Haradinajt.

Në këtë situatë, Kadri Veseli, e ka përjashtuar rrëzimin e Haradinajt, por në të njëjtën kohë ka thënë se Qeveria rrëzohet nëse kërcënohen raportet me Amerikën.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake më 21 nëntor të vitit të kaluar. Ishte thënë se propozimi kishte ardhur nga zyrtarët e PDK’së, të cilët tash po kërkojnë heqjen e saj.

Për të dalë nga kjo situatë, LDK po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse derisa Vetëvendosje po e kundërshton një opsion të tillë.

PDK ka refuzuar edhe Qeveri teknike.