Këto do të jenë rrogat e zyrtarëve të lartë shtetëror, me Ligjin e Pagave

FILE - A Thursday, Aug. 30, 2001 photo from files showing an employee at the State Central Bank in Hanover, northern Germany, holding a group of euro notes. The European Union's executive arm has given tiny Latvia the go-ahead to become the 18th country to join the troubled euro currency union next year. EU officials say that Latvia's desire to join is a vote of confidence in the shared currency and disproves predictions that the eurozone might break up. The European Commission gave the thumbs up Wednesday, June 5, 2013, after a required review. (AP Photo/Fabian Bimmer, File)

Pas grevave e protestave, deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Ligji për Paga rregullon pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1.

Sipas Ligjit, vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij Ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me Ligjin vjetor të Buxhetit”, thuhet në nenin 23 të Ligjit, i cili përcakton vlerën e koeficientit dhe fondet për shtesa.

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës – amendamentet dhe ligjet e miratuara

Në bazë të Ligjit për Paga të cilin e ka siguruar Telegrafi, Presidenti i Kosovës pritet ta ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, deri sa kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen sipas koeficientit 9.

Llogaritur sipas koeficientit, Presidenti i Republikës do ta ketë pagën 2,390 euro nga 2,672 euro që është paguar deri më tani, ndërsa Kryetari i Kuvendit do të ketë pagën 2,151 apo 404 euro më pak se paga aktuale. Të njëjtën pagë do të ketë edhe Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nga 2,950 euro përkatësisht 3,108 euro që janë paguar aktualisht.

Për sa i përket pagës së zëvendëskryeministrit ata do të paguhet 2,031 euro nga 2,500 euro që është paguar deri më tani. Po ashtu, paga e një ministri sipas Ligjit për Pagat do të jetë 1,912 euro që do të jetë një zbritje page prej 88 euro. Pagë të njëjtë do të merr edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kryeqytetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Avokati i Popullit dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës.

Lexo edhe: FSK vizitohet nga një mysafir shumë i rëndësishëm
Në bazë të Ligjit, shefi i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori dhe Kryetari i Gjykatës Supreme do të paguhen edhe pesë vite pasi të largohen nga pozitat e tyre.

Ata do të marrin 70 për qind të pagës së fundit, në institucionin ku kanë vepruar dhe veç kësaj ata do të përfitojnë edhe një asistent, vozitës dhe veturë zyrtare të cilën do të përdorin.

Pagë pas përfundimit të mandatit nga buxheti i shtetit do të marrin edhe deputetët.

“Deputeti pas përfundimit të mandatit të rregullt apo para kohe, i cili nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej një vit, në vlerë 70 për qind të pagës së fundit që e kanë marrë”, thuhet në Ligjin për Paga të cilin e posedon Telegrafi.

Ministrat dhe kryetarët e komunës do të marrin 70 për qind të pagës edhe pas përfundimit të mandatit.

Zhurma më e madhe në lidhje me përfitimet pas largimit nga detyra, ishte bërë për zëvendësministrat dhe ata do të paguhen gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit dhe të gjitha këto përfitime nuk do të bëhen në disa raste, që janë të specifikuara në Ligj.

“Zëvendësministri i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar për gjashtë muaj në vlerë prej 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin. Përfitimi sipas këtij neni nuk paguhet nëse funskionari: jep dorëheqje nga funksioni. Shkarkohet nga funksioni për shkelje ligjore. Pas përfundimit të mandatit ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga Buxheti i Kosovës. Ose nëse me vendim të formës së prerë nga Gjykata është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale gjatë kohës që ka bartur funksionin”, thuhet në Ligj./telegrafi.com