Kush do ta udhëheqë Qeverinë gjithëpërfshirëse, tregon Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur në “BlicInterview me Astrit Gashin” rreth asaj se si do të duhej të dukej Qeveria gjithëpërfshirëse të cilën e kanë propozuar ditë më parë, shkruan GazetaBlic.Sipas tij, një Qeveri e tillë duhet të ketë në krye partitë sipas fuqisë politike në Kuvend. Ai ka treguar se si paria më e madhe në Kuvend, LDK duhet ta kenë edhe postin e Kryeministrit.

“Po një Qeveri e cila i ka të gjitha partitë parlamentare të renditura sipas fuqisë politike që kanë në Kuvend. (Dhe si do të dukej?) Në bazë të numrit të Deputetëve që janë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në qoftë se LDK-ja është partia e parë me Deputet, atëherë LDK-ja do të jetë e para, jo më PDK-ja. (Duhet ta ketë edhe kryeministrin?) Duhet ta ketë edhe Kryeministrin.

Në qoftë se dhe partia e dytë e cila është me numër të deputetëve, partia e tretë me numër të Deputetëve. (Dhe partia e dytë çfarë duhet të kishte, Kryetar të Kuvendit?) Ne nuk e kemi përpunuar, në pikëpamje të bartësve të pozitave, por ajo që ne kemi thënë dhe që qëndrojmë fuqishëm mbrapa saj është që ne konsiderojmë që Dialogun duhet ta zhvillojë Qeveria. Do të thotë jo një grup negociatorë, një grup të themi, siç po thonë Ekipi Shtetëror sepse ne s’mund të kemi Ekipe Shtetërore kur i kemi të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës,” – ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar se edhe dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e jo nga Presidenti siç po kërkohet tani, derisa ka treguar se nuk e kanë në plan të ia ndalojnë atij prezencën aty dhe se nuk janë kundër tij.“E kemi Kuvendin, e kemi Qeverinë, e kemi Presidentin secili prej tyre me Kushtetutë e ka fushëveprimin dhe përgjegjësitë e veta dhe përgjegjësia e Qeverisë është që Qeveria të zhvillojë negociata. Negociatat i bënë Qeveria, i bie dokumentet në vend, Kuvendi i ratifikon, pasi që të ratifikohet pastaj nënshkruhet nga Presidenti.

Dhe ne qëndrojmë që në çdo rrethanë, Qeveria duhet të bartë Dialogun dhe kryeministri duhet të jetë ai i cili ka me e përfaqësua shtetin e Kosovës në Dialog. Ne në asnjë rast nuk ia ndalojmë që të jetë edhe aty Presidenti dhe nuk jemi kundër, por Dialogun duhet ta bëjë Qeveria dhe kur të vije në Kuvend ne duhet të sigurojmë pastaj së paku dy të tretat e votave.” – shton Mustafa në “BlicInterview”.