Shenjat që tregojnë se vërtet jeni në depresion

Ekspertët kanë treguar se cilat shenja janë indikatorët më të fortë të depresionit.

Telegrafi ju sjell më poshtë këto shenja, ndërkaq nëse i keni shumicën e tyre, atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin sepse depresioni është sëmundje e cila mund të trajtohet.

Periudhat pikëlluese janë pjesë integrale e jetës dhe krejtësisht normale. Sidoqoftë, nëse ndjeni pikëllim të vazhdueshëm dhe për një periudhë të gjatë kohore, sidomos pa ndonjë arsye të veçantë, atëherë kjo mund të jetë simptomë e depresionit.

Nëse e keni këtë ndjenjë në aktivitetet e përditshme, atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin.

Hani më ndryshe se zakonisht
Ndryshimet e shprehive të ngrënies gjithmonë ndodhin në periudhë depresive. Disa njerëz e dinë se fillojnë të hanë më pak dhe humbin peshë në mënyrë drastike, e disa tjerë hanë më shumë dhe shtojnë peshë.

Ndryshimet në shprehitë e gjumit
Nëse e keni vërejtur se emocionet tuaja janë duke ju lodhur në atë pikën ku vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe të përgjumur më shumë se zakonisht, atëherë kjo mund të jetë shenjë e depresionit. Disa njerëz, kur janë në depresion, nuk mund të flenë fare si pasojë e stresit. Dy shenjat mund të jenë indikatorë se duhet të flisni me doktorin.

Bëheni nervoz lehtë
A jeni duke u bërë nervoz më shpesh se zakonisht? A po ju pengojnë gjërat e vogla? A jeni bërë të ndjeshëm ndaj çdo fjale apo gjesti? Atëherë këto shenja janë simptoma të depresionit.

Nuk mund të përqendroheni
Depresioni e parandalon një person të përqendrohet në çfarëdo. Nëse e vëreni se keni problem me përqendrimin në punë apo shtëpi dhe kjo ndodh zakonisht, atëherë vizitojeni doktorin dhe shpjegojani krejt problemet çfarë i keni.

Depresioni e shkatërron gëzimin e jetës. Mendoni për gjërat që gjithmonë jua kanë sjell buzëqeshjen. A ju bëjnë ende të lumtur? Nëse nuk ndiheni më të lumtur, atëherë vërtet mund të jeni në depresion.

Ndiheni të pavlerë
Me depresionin vjen edhe ndjenja se nuk jeni të vlefshëm. Personi ndihet se jeta e tij nuk është siç duhet të jetë, zakonisht e fajëson veten për të dhe nuk mund ta ndihmojë veten. Nëse e gjeni veten në situata të tilla, sigurohuni të kontaktoni me doktorin. /Telegrafi/