Përfundon intervistimi dy ditësh i “Bacës”, tregon se për çfarë u pyet nga Specialja

Para pak çastesh ka përfunduar edhe pjesa e dytë e intervistimit të Isuf Gashit “Baca” nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Blic.Pas daljes nga dhomat e Speciales, “Baca” në një prononcim për medie tha se në këtë intervistë, e cila ka zgjatur dy ditë, e kanë pyetur për periudhën e luftës së UÇK-së.“Na kanë pyetur dy ditë për periudhën e luftës së UÇK-së në zonën kah vi unë. Ju kam thënë që UÇK ka bërë luftë për çlirim krimet dhe të gjitha të këqijat i ka bërë Serbia dhe serbët në krye me Milloshin”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ftesa për të nga Gjykata Speciale ka qenë në cilësinë e të dyshuarit.“E kemi përmbyllë intervistën. Ftesa mka ardhë prej gjykatës së Hagës si i dyshuar. I kam thënë të gjitha çka është dashur të thuhen”, tha “Baca”Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur gjithashtu edhe disa nga pyetjet të cilat i janë bërë nga gjykatësit e Speciales.

“Na kanë pyetur ku ka dalur ushtria, sa ka pasur uishtri, ku i ka bërë luftimet, ku janë kanë zonat e lira dhe të tilla. Ne jemi qe dy ditë këtu pa dalë. është gjykatë e pa drejtë është vetëm për shqiptarët dhe e pa drejtë por fuqia po të mujka”, tha ai.Ai për fund tha se “unë jam kanë 3 vjet në gjykatën ndërkombëtare 2004, 2005 dhe 2006 dhe jam 73 vjeç dhe prapë po më duhet të ballafaqohem”, përfundoi, Isuf Gashi- Baca.

Gashi vetëm gjatë ditës së sotme u mor në pyetje për më shumë se 9 orë në selinë e EULEX-it në Prishtinë./Gazeta Blic