Klopp gjobitet me 45 mijë funte, kjo është arsyeja

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 mijë funte.

Klppp është dënuar për shkak të komenteve që bëri për trajnerin Kevin Friend, pas barazimit ndaj West Ham.

FA ka konfirmuar dënimin e trajnerit gjerman, me 45 mijë funte, shkruan ‘Goal’.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që Jurgen Klopp gjobitet nga ‘Football Association’. Ai ishte gjobitur me 8 mijë funte pasi ishte futur në fushë për të festuar golin e Divock Origi në ndeshjen kundër Everton.

Skuadra e tij aktualisht pozicionohet në vendin e dytë pas Man City, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.