Veseli tregon se me kë e kishte fyerjen ‘ma qenef mashkull’, Haradinaj

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka mohuar se është ofenduar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën solemne me rastin e 11 vjetorit të pavarëisë së Kosovës.Gjuha fyese e përdorur me nervozizëm nga Haradinaj, pas përfundimit të seancës sipas Veselit nuk ka qenë në adresë të tij.

“Nuk e ka pasur me mua. Nuk ka garë mes neve. Në aspektin e ballafaqimit me Serbinë, nuk kam dallime me askënd nga politikanët, as me Isën as me Albinin as me të tjerët”, tha Veseli në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj, pak minuta pas fjalimit të Veselit në Kuvendin e Kosovës, kishte thënë se ‘ma qenef mashkull kurrë në jetë nuk kam pa’.Por kur pyet nga gazetarët se kujt i është drejtuar me këtë fyerje, ai kishte dhënë këtë sqarim.“Ne kemi pasur një dakordim që për secilin institucion të flasë kryesuesi institucioni, në pritjet tjera me u kombinue.

Kryetari Veseli më nderoi me një fjalë, unë s’muj me komentu fjalën e Veselit. E di pse po pyetni, kanë ndodh ato që janë thënë, në organizim të kësaj ngjarje kemi disa ngarkesa, organizim logjistika, i kemi ato ngarkesa. Për zgjedhje s’kemi nevojë as me u ba nervoz, as kurgjë, mjafton me u bë 61 veta në Parlament.

Nuk jam i gatshëm se jam i gatshëm të punoj, po nëse nesër thirret një seancë dhe votohet mosbesimi ndaj Qeverisë, kuptohet shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Blic/