Veseli, Haradinaj e Limaj takohen në shtëpinë e Pacollit,kjo eshte arsyeja!

Liderët e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, janë mbledhur në shtëpinë e këtij të fundit në Hajvali.

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se në këtë takim është i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi.

Takimit pritet t’i bashkangjitët edhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.
Temë diskutimi është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.

Pacolli gjatë ditës u bëri ftesë liderëve për këtë takim.