Ky është dënimi nëse kapeni duke drejtuar veturën pa patentë

Nëse kapeni duke drejtuar veturën pa patentë, dënimi deri në 400 euro

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 341 tiketa trafiku.

Jo të rralla janë edhe rastet kur personat nën moshën 18 vjeç, drejtojnë automjete , e për këto raste kujdesen policia e trafikut.

Bazuar në ligjin për komunikacion, nëse shoferi i cili nuk ka patentë shoferin e vlefshëm, i cili e ka të ndaluar drejtimin e mjetit ose që nuk e ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse dënimi është 200 deri në 400 euro, shkruan Indeksonline.

Me të njëjtat raste fillimisht merret Gjykata, e më pastaj edhe vendoset për dënimin e merituar. /Indeksonline/