Kurti takohet me Walkerin: Tregon planin e rrezikshëm Serbi-Rusi për Kosovën dhe rajonin!

Nëse e tolerojmë që kjo të ndodhë, atëherë, kurrë më Serbia nuk do ti kthehet Perëndimit dhe se prej lojës së shahut me kufinj rrezikohet i gjithë rajoni.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti, është takuar me mikun e madh të shqiptarëve William Walker.

Kurti përmes një postimi ën facebook, njofton se, pas takimit të zhvilluar me Walkerin, ky i fundit ka deklaruar se, Serbia ka nisur tashmë njohjen dhe kërkim faljen për të kaluarën tragjike të shqiptarëve, pra për krimet serbë në Kosovë.

Sipas tij, SHBA-ja duhet me mbështetë këtë koncept.

Ja postimi i plotë:

PAQJA DHE POLITIKA NË RAJON, KËRKON NJERËZIT E DUHUR NË MOMENTIN E DUHUR.

KY ËSHTË MOMENTI. Në Ditën e shënuar të Pavarësisë së Kosovës ishte nder për mua si kreu i Republikanëve të Kosovës të takoja mikun e pakushtëzuar të shqiptarëve ambasadorin William Walker.

Si një nga njohësit më të mirë të politikave të rajonit, me Ambasadorin Walker ndamë pikëpamjen e përbashkët se paqja në rajon nuk vjen përmes ndryshimit të kufijve por përmes një projekti vizionar mes një klase të re politike e të pakorruptuar në Kosovë dhe nē Serbi ku njohja e ndërsjellë është parakushti për bisedime të mëtejshme.

Gjatë këtij takimi folëm për situatën politike në rajon, sidomos për influencën e Rusisë ne Serbi dhe rajon. Walker shprehu interesin dhe vullnetin për mbështetjen e politikave dhe platformës së Republikanëve në Kosovë dhe në Serbi që ka nisur tashmë me njohjen dhe kërkimin e faljes për të kaluarēn tragjike dhe krimet serbe në Kosovë.

Walker tha që: SHBA duhet ta mbështesë këtë koncept. Me liderët politikë që kanë zaptuar skenën politike deri më tani si Vuçiçi në Serbi, Serbia po rrezikon të shndërrohet në një bazë ushtarake dhe nukleare për Rusinë.

Nëse e tolerojmë që kjo të ndodhë, atëherë, kurrë më Serbia nuk do ti kthehet Perëndimit dhe se prej lojës së shahut me kufinj rrezikohet i gjithë rajoni. FK