Ish-mafiozi shqiptar John Alite tha që ajo i ka ngelur fiksim dhe i ka shkruar mesazh, reagon Kallashi, shihni çfarë ka bërë

Mbrëmjen e së premtes i ftuar në “Zonë e lirë” ishte ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, i konsideruar si “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli.

Gjatë intervistës, Çani e pyeti John Aliten nëse është i martuar, por ish-mafiozi i tha se jeton vetëm.

“Hyn e dalin po je vetëm”, i tha Çani.

“Sot vetëm, në qytet tjetër nuk e di”, ja ktheu Alite.

Mirëpo ish-mafiozit duket se i kishte ngelur fiksim Kallashi dhe e pyeti Çanin se ku ndodhet një vajzë brune që e ka pasur të ftuar në emision.

“Të ka rënë në sy Kallashi?”, e pyeti Çani.

“Kam dëgjuar që ka folur për mua. Më ka shkruar përshëndetje, por nuk e kam takuar”, tha Alite.

“Kallashi është e mirë, por jo për ty“, i tha Çani.