Ballist Morina nuk ndalet, tani vjen me një befasi për kombëtaren shqiptare

Ballist Morina, ashtu siç të gjithë e njohin njeriun që ngriti dronin në Beograd, do të rikthehet sërish në mbështetje të Kombëtares shqiptare.Një gjë e tillë do të vijë në takimin ndaj Turqisë, pasi e ka paralajmëruar vetë Morina në “Facebook”.Përforcim më vete pikësëpari për grupimin e “Tifozave Kuq e Zi”, që do të kenë më tepër zë për të bërë jehonën në Shkodër.

Pas shumë peripecive pas asaj që ndodhi në Beograd, Morina do të rikthehet sërish në shkallët e stadiumit.Madje, ka arritur edhe të përjetoi burgun e politikat e shëmtuara mes shteteve të Ballkanit, që për një moment vendosën në rrezik seriozisht jetën e tij, duke përfolur ekstradimin drejt Serbisë.Tashmë gjithçka i përket së kaluarës, ndërsa është momenti që Morina të fitojë gjithë adrenalinën e munguar.