EKSKLUZIVE: Mentor Mazrekajt i dështon transferimi në Norvegji, bëhet me skuadër të re në Kosovë

Ish futbollisti i Prishtinës dhe Partizanit të Tiranës është bashkuar me 2 Korrikun. 30 vjeçari ka nisur para pak ditësh stërvitjet me ekipin nga kryeqyteti ku do të luaj deri në përfundim të edicionit pranveror.

Ai ka qenë në negociata me ekipin norvegjez Sandefjord Fotball, por viza e punës i’u vonua dhe nuk u realizua transferimi.

“Do të luaj me 2 Korrikun që ta mbajë formën dhe pastaj në verë do të shikojmë për transferim tek ndonjë klub tjetër. Kam qenë në negociata në Norvegji me Sandefjordin por marrëveshja nuk u arritë për shkak të vizës së punës” deklaroi për Mazrekaj për Indeksonline.

Mesfushori 30 vjeçar në edicion vjeshtor ishte pjesë e Ferizajit me të cilin luajti 10 ndeshje në Superligë. /Indeksonline/