Elvis Naçi, Mulla Osmani e Lorik Cana i shkojnë në vizitë Rifat Jasharit

Osman Musliu, imami i njohur nga Drenasi, hoxha Elvis Naçi dhe Lorik Cana, janë bërë sot bashkë për një arsye.

Ata kanë vizituar bacën Rifat Jashari në kullën e tij në Prekaz, transmeton Indeksonline.

“Së bashku me hoxhë Elvis Naçi dhe kapitenin e kombëtares Lorik Cana te Bac Rifat Jashari”, ka shkruar Mulla Osmani në profilin e tij në Facebook.

Ai ka publikuar fotografi nga vizita që treshja i bënë Jasharit sot. /Indeksonline/