Me rreth një orë vonesë i dorëzohet Veselit Platforma për Dialogun

Takimi i cili ishte paraparë që të filloj në ora 10:00, i Ekipit Negociator se bashku me Kryetarin Kadri Veseli, ende nuk ka filluar.

Arsyeja e mos fillimit të këtij takimi ku pritet që të dorëzohet platforma përfundimtare në Kuvend është vizita që fëmijët e shkollave të ndryshme fillore po i bëjnë vizit Kuvendit të Kosovës me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.