Kosova nuk do të shkojë më “me duar në xhepa” para Serbisë në dialog

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë.Ai gjithashtu ka shtuar se për herë të parë Kosova ka vija të kuqe dhe kërkesa nga dialogu më Serbinë.“Gjithmonë në dialog është përcjellë platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces. Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën”.Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Molliqaj në Facebook.