Casillas emër surprizë: Ky do bëhet futbollisti më i mirë në botë

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas e ka një emër që sipas tij do të jetë e ardhmja e futbollit.

Casillas që tashmë mbron 4 këndëshin e Portos nuk ka kursyer elozhet për mbrojtësinn e talentuar, Eder Militao, shkruan SYRI.net.

“Është një lojtar i ri dhe shumë cilësor. Ka gjithmonë dëshirë të përmirësohet. Për më tepër, ai mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes. Besoj se mund të përmirësohet akoma shumë dhe se e ardhmja do të jetë e ndritur. Është një talent që me punë do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë”, tha Casillas për “A bola”.

21-vjeçari ka qenë një nga më të mirët në ndeshjen e Champions League të zhvilluar mes Romës dhe Portos në “Olimpico”.