Shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të këtyre vitaminave

Trupi ka mënyrat e veta që na tregon se çfarë na mungon dhe ajo që duhet të bëjmë ne është të dimë t’i dëgjojmë ato. Në këtë mënyrë, organizmi i trupit do të funksionojë siç duhet dhe ne do të dimë se cilat vitamina dhe lëndë ushqyese duhet të marrim.
Mungesa e disa vitaminave mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, transmeton portali arbresh.info
Prandaj, mësoni të gjitha shenjat që trupi ju dërgon.

Humbja e flokëve dhe skuqja në fytyrë
Të dyja kushtet tregojnë një mangësi të biotinës. Megjithatë, mund të ketë arsye të ndryshme për shfaqjen e skuqjes së kuqe në fytyrë si temperaturat e ftohta, pezmatim i lëkurës, ose ndonjë sëmundje dermatologjike. Humbja e flokëve mund të shkaktohet edhe nga kushtet e tjera shëndetësore siç janë problemet me gjëndrat tiroide, diabeti, medikamente të caktuara, pilula kontraceptive dhe gjenetika natyrale.
Fatmirësisht, kjo mund të zgjidhet lehtësisht nga konsumimi i produkteve ushqimore në vijim: arra, kikirikë, bajame, qumësht dhie, kos, domate, karrota, kërpurdha, banana, qepë, avocado dhe fara të susamit.

Mpirja e këmbëve dhe e duarve
Kjo ndjesi shfaq mungesën e vitaminës B6, B9 dhe B12. Ndjesia e shpimit në këmbë dhe në dorë mund të shkaktohet nga ankthi, anemia dhe lodhja.
Furnizoni trupin tuaj me sasinë e duhur të këtyre vitaminave duke konsumuar panxhar, fasule, spinaq, asparagus dhe produkte të qumështit.

Plasaritja e buzëve
Plasaritja e buzëve shfaq mungesën e disa vitaminave, duke përfshirë:
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit
Mungesa e vitaminës B
Vitamina B3, B2, B12, dhe mungesa e zinkut
diabet
Imunitet i dobët
Kushtet e barkut
Shëndeti i dobët oral
Zhdukja e dhëmbëve të pasme
Trajtoni këtë çështje natyrisht duke rritur sasinë e djathit, fasuleve, kikirikë, brokoli, kajsive të thata dhe farave.
Fytyra shumë e zbehur ose shumë e kuqe
Nëse fytyra juaj është shumë e zbehur dhe shumë e skuqur, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së baraspeshimit hormonal, mungesës së vitaminës A dhe D dhe mungesës së yndyrave të domosdoshme. Ajo mund të trajtohet natyrshëm vetëm duke rritur konsumin e karotave, specave, perimeve me gjethe jeshile, arrave, yndyrnave të shëndetshme dhe produkteve të qumështit./arbresh.info/