Presidenti Thaçi dekoron me medalje presidenciale artistin e njohur Ilir Shaqiri

Pas Sabri Fejzullahut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje edhe Ilir Shaqirin.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.

“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, shkruhet në postimin e tij./arbresh.info/