AAK tregon nëse do të hiqet taksa javën tjetër

Njohësi i çështjeve politike më vend Shkëlzen Maliqi ka shprehur bindjen se taksa ndaj shteti serb do të hiqet javën që po vjen.Kjo ngase sipas tij Haradinaj nuk e ka përkrahjen e spektrit politik e as koalicionit për këtë taksë.Por nga qëndrimi për këtë taksë nuk po lëkunden nga Qeveria dhe as nga partia e Haradinajt.

Pal Lekaj ka deklaruar për Gazetën Blic se kryeministri Haradinaj nuk do të heq dorë nga taksa dhe se për këtë e ka mbështetjen e tyre.“Analistët mund të kenë mendimet e tyre rreth çështjeve të caktuara por nuk do të thotë se kanë të drejtë.

Kryeministri Haradinaj vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë për taksën, ajo nuk hiqet dhe për këtë ka mbështetjen tonë.” ka thënë Lekaj për Gazetën Blic.Lekaj madje ka shprehur bindjen se edhe koalicioni është unik në këtë qëndrim.

Ka thënë se funksionimi i tij është i shkëlqyeshëm.

“Koalicioni po funksionon shkëlqyeshëm, partitë brenda saj janë unike.” ka thënë Lekaj.Presionet për heqjen e taksës janë shtuar sidomos pas letrës së Washingtonit dërguar krerëve kosovarë ku është theksuar dëmtimi i marrëdhënieve Kosovë Amerikë si shkak i taksës.