Witsel: Premierliga nuk është më e mirë se Bundesliga!

Witsel është i vetëdijshëm për talentët e Tottenham, por ndjen se ekipet angleze ndihmohen nga gjigandi i të drejtave të transmetimit të Premier League.Witsel thekson se Premierliga nuk është kompeticion më i fortë se Bundesliga dhe kjo mund të dëshmohet, shkruan GazetaBlic.“Unë nuk mendoj se Premierliga është më e mirë se Bundesliga në tërësi. Është e gjitha për shkaqe mediatike. Shumë njerëz në botë e shohin Premier League në TV, sepse transmetohen pothuajse kudo”, tha fillimisht ai.

“Për arsye historike, mediat ndërkombëtare janë më të orientuara në Angli se sa në Gjermani, Itali apo Francë, por unë nuk shoh ndonjë ndryshim serioz në cilësinë e futbollit”, përfundoi ai./GazetaBlic/