A u mor Thaçi në pyetje në Hagë? Flet avokati Gashi

Avokati Tomë Gashi ka komentuar raportimet në mediat serbe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjoja është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs në Hagë, javë më parë.
“Mund të jetë ashtu”, është shprehur ai, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, në mbrëmjen e së martës.

“Mund të jetë ftuar për të dhënë deklarata, pa u bërë kjo publike”, ka deklaruar Gashi.

Avokati ka thënë se Gjykata Speciale s’është e obliguar të tregojë se kush është ftuar për t’u marrë në pyetje.

Haga nuk ka arsye të dalë e të tregojë se dikush është intervistuar, ka vlerësuar Gashi.

“Ftesat bëhen publike nëse personi do”, është shprehur ai në T7.

Megjithatë, Gashi ka thënë se dyshon se pohimi i mediave serbe për marrjen në pyetje të Thaçit në Hagë është i saktë. /Express/