Pyetje publike nga Ibrahim Kelmendi njëri nga themeluesit e UÇK-së: A ishte i vetmi Nazim Bllaca?!

‘Daja’ na e besoj neve të LPK-së si shok të sigurt Fahredin Gashi, (‘Farukun’), si kuadër të sigurt, që duhej të përkujdesemi mos ti ndodh gjë.

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, e ka komentuar dokumentarin e televizionin publik për Nazim Bllacën.

Kelmendi pyet se a ishte i vetmi Nazim Bllaca?

Ai shpreson që të përgatitet vazhdimi i dytë për personazhin e ngjashëm sipas tij, Fahredin Gashin, dhe për eprorin e tyre Azem Sylën, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Para tre ditëve (më 08.02.2019) Televizioni publik i Republikës së Kosovës – RTK, emision UDHËVE, emetoi dokumentarin: “TAKOZVANI ‘VEZA’ ‘AGJENTI I SERBISË NË KOSOVË’”, që ka për personazh kriminelin e spiunin Nazim Bllaca.

Duhet falënderuar ekipin e UDHËVE që ka përgatit këtij dokumentar dhe RTK-në për emetim, sepse na ofruan informacion për praktikat diversioniste, spiunazhi e vrastare të shërbimeve serbe. Le të shpresojmë që ekipi do të përgatit vazhdimin e dytë, për personazhin e ngjashëm, Fahredin Gashin (me nofkën “faruku”) dhe për eprorin e tyre, kUmandantin Azem Syla.

Për Fahredin Gashin (“Farukun”), – nga Shtimja, i dënuar në rastin “bllaca”, – po ofroj dy pista hulumtimi:

(1)
“Intervistat” e Fahrudin Gashit /“Farukut” (dëshmi për Gjykatë të Hagës), që sqaron vet se në çfarë marrëdhëniesh të mira ishte me policinë serbe (që tashmë e paskan largua nga youtube):