Përfundon takimi i Ekipit Negociator, deklarohet Fatmir Limaj

Ekipi negociator sot pasdite ka mbajtur një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës për harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun me Serbinë.Bashkëkryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, tha pas takimit se janë duke punuar për finalizimin e platformës dhe beson se në tri ditët e ardhshme do ta përmbyllin dhe deri në fund të javës t’i prezantohet Kuvendit të Kosovës në një seancë për diskutim.Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot më herët ka folur rreth platformës së dialogut, për të cilën tha se ajo gjatë ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nëse i japin përkrahje platformës, atëherë do të jenë unik të gjithë, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e kësaj platforme, pasi vetëm në këtë formë do të jenë fitues të gjithë.