Deputetja e PSD-së thyen rregullat e komunikacionit, kështu e parkon veturën e saj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Aida Dërguti mesditën e së dielës ka thyer rregullat e komunikacionit.

E njëjta ka irrituar banorët e lagjes “Arbëria” në kryeqytet, derisa veturën e saj ka parguar në mes të rrugës, afër selisë tek partia e saj.

Madje, ajo ka prishur edhe qetësinë publike, përderisa ka dëgjuar muzikë me volum të lartë së bashku me disa aktivistë tjerë të kësaj partie. /Indeksonline/