Fillon pushtimi i Parisit, fiton edhe Akili

Pas fitores së Distria Krasniqit, xhudisti Akil Gjakova ka arritur të triumfojë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Akil Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërkohë që në rrethin e dytë ai u ndeshë me gjermanin, Igor Wandtke, të cilin arriti ta mposhtë me shumë vështirësi.

Ai më pas do të ndeshet me fituesin e luftës në mes të rumunit Alexandru Raicu dhe hungarezit Frigyes Szabo.