Thaçi: Taksa të pezullohet, jo të hiqet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga SHBA-së.Thaçi ritheksoi edhe një herë se duhet të dëgjohet edhe këshilla e ndërkombëtarëve, e cila nënkupton një pezullim të taksës.“Unë kam potencuar se dialogu duhet të vazhdohet i pakushtëzuar, prandaj mendoj se kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet të respektohet. Jo të heqet taksa por përmes një pezullimi t’i jepet hapësirë një procesi të gjithanshëm. Vendimi i takon Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Në shikim të parë duket se Serbia po dëmtohet, por nuk ka ndonjë çmim që paguan prishjen e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të investojë në ruajtjen e raporteve me SHBA-të, dhe se sipas tij vetëm një investim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të vendit.“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë për të kultivuar partneritetin për kontribuesin kryesor të pavarësisë dhe ushtrisë, SHBA-të. Veç një kultivim i tillë shënon rrijte ekonomike dhe zhvillim të shtetit. SHBA-të e kanë qëndrimin se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet shtetërore, dhe të ruaj partneritetin me shtetet të cilat kanë investuar shumë”, ka përfunduar Thaçi.Thaçi në SHBA mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm amerikan.