Televizioni shqiptar publikon sms-at e disa deputetëve

Përveç debateve në Kuvend, deputetët me njëri-tjetrin shkëmbejnë dhe mesazhe të cilat mundohet t’i ruajnë nga kamerat.

Këtë herë ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, dhe deputeti i PS, Sadi Vorpsi kanë rënë “pre” e kamerave dhe u janë zbuluar mesazhet që kanë shkëmbyer me njëri tjetrin.

A2 News ka zbuluar disa nga bisedat që ka shkëmbyer ministrja dhe deputeti i PS. Balluku duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës,Fiqiri Ismaili, me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: E rëndësishme…A2News