Kjo është kërkesa e Ahmetit për taksën 100%

Duke folur për taksën Ahmeti ka deklaruar se kjo ndarje e subjekteve po i bën dëm të madh Kosovës. Kur dikush dëshiron ta heqë taksën e dikush tjetër ta mbajë, sipas Ahmetit, ne nuk mund t’i bëjmë kërkesë Brukselit që nuk pranojmë kushte, ose do të ulemi në tavolinë pa heqjen e taksës ose nuk ka dialog.

Ahmeti deklaroi se ai i ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj kur është vendosur për taksën se e kanë mbështetjen e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj nuk bën të duket i vetëm në këtë betejë.Ai shtoi se nëse do të merren vesh bashkërisht që e mbajnë taksën dhe e durojmë presioni, të gjithë duhet të shtrëngohen. Se kur të thotë Amerika duhesh ta heqim taksën, sipas Ahmetit “duhet pak mu shtrëngu”.

“Në qoftë se e mbajmë taksën ta mbajmë presionin bashkërisht, në qoftë se e heqim taksën ta ndajmë kritikën publike”, ka qenë kërkesa e Ahmetit në rtv21.