Bllaca në MUP identifikon “satelitin” e SHIK-ut

Në prezencën edhe të Dragana Maksimoviq, avokatit mbrojtës Sinisha Mashoviq dhe përkthyeses Eda Radman, Bllaca për dhjetë orë rresht i rrëfehet prokurorit për krime lufte.

Në dëshminë e parë të tij para prokurorit serb, Bllaca kryesisht rrëfen rrugën e tij të rekrutimit në strukturat e UCK-së, raporton emisioni Udhëve në RTK.Ndërsa në dëshmitë e radhës të datave 1, 4 dhe 10 prill 2008, të cilat zgjasin me dhjetra orë, ai në fokus e ka Azem Sylën të cilin e paraqet si eprorë të tij të drejtpërdrejtë në UCK dhe si personin kryesor të UCK-se. Ai gjithashtu fokusohet shumë edhe në në aktivitetet e UCK-së në Kleckë dhe fshatrat përreth.