Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të mërkurën.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, bën të ditur IHMK.