Sylejman Selimi: Hashim Thaçit vetëm kur t’i duhesh të bën mik

​Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur për raportet e tij me ish-bashkëluftëtarin e tij, tani president i vendit, Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se asnjëherë nuk ka pasur afërsi me Thaçin.

Sipas Selimit, Thaçi “s’lë miq afër vetes”. Selimi po ashtu ka thënë se Thaçit “vetëm kur t’i duhesh, të bën mik”.

Selimi e ka vlerësuar Thaçin si politikanin më të shkathët në vend tash për tash. /Express/