Smajl Latifi dështon, autostrada e Dukagjinit nuk kalon në Rahovec!

Qytetar

Qyetarët e Rahovecit janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga udhëheqësit komunal të Rahovecit, ngase edhe kësaj here qyteti i Rahovecit do të izolohet dhe nuk do ti ipet e drejta që i takon. 
Autostrada e shumë përfolur ajo e “Dukagjinit” si duket as për së afërmi nuk do të jet në shërbim të qytetarëve të Rahovecit edhe pse tash e një kohë është premtuar se autostrada do të kalojë nëpër Rahovec si duket
ky premtim i dhën nga kyetari Smajl Latifi nuk do ta realizohet, ngaqë sipas prezantimit të projektit shihet se autostrada e Dukagjinit do të jet 13 km larg qendrës së Rahovecit. 
Dhe do të kaloj në pjesën e shtratit të Drinit të Bardh dhe përgjat fshatit Rogov të Gjakovës.

Si duket edhe njëher qyteti i Rahovcit do të anashkalohet për tu lidhur me arteriet kryesore të Kosovës. 
Pretendime se projekti i autostradës është bër për të evituar degradimin e tokave pjellore nuk qëndron ngase rëndësia e kalimit të autostradës afër qytetit është shumë më e madhe dhe
me potencial më të madhë për zhvillim se sa prishja e disa hektarëve tokë!

Dhe në fund vetë fakti që në projektin kryesorë të autostrada janë të përfshira vetëm 5 qytetet e Kosovës (ISTOG-PEJË-DEÇAN-GJAKOVË-PRIZREN), duke përjashtuar Rahovecit tregon se autostrada nuk ishte e parapar asnjiher që të kaloj në Rahovec!