Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë


Ngjarjet e datës 4 shkurt 2019.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet e ditës së sotme:

9:30

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mban konferencë për medie. (Zyrat e OEK-ut, Prishtinë).

10:00

Një vit pas zgjedhjeve të fundit komunale ku kandidatët për kryetar u zotuan se do t’ju përmbahen disa parimeve bazë për Qeverisje të Mirë, D+ prezanton të gjeturat dhe vlerësimin e respektimit të këtyre zotimeve gjatë vitit të parë të këtij mandati qeverisës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:30

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezë diskutimi me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”. (Salla e Konferencave “Orion”, Prishtinë).

11:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë viziton shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj.

11:30

Komuna e Rahovecit, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë projektuese “Infra Plus”, mbajnë debatin publik për definimin e variantit më të favorshëm të projektit të autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren. Merr pjesë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec).

12:00

Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Kancerit organizojnë tryezë me temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë”. (Klinika e Onkologjisë, QKUK).

12:00

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësues të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë..

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie me rastin e 4 Shkurtit – Ditës Botërore Kundër Kancerit. (Zyrat e VV-së, Arbëri).

13:00

Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Kinematografinë; Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Ligjit për Bibliotekat. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303).

14:00

Partia Socialdemokrate (PSD) mban konferencë për medie. (Selia e PSD-së, Arbëri).

17:00

Shënohet 19-vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku në veriun e Mitrovicës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë).