Qeveria merr masa ndaj zyrtarit që porositi me tender mallra serbe, i zëvendëson me vendore

Sempre” në vend të “Plazmave”, ka vendosur Agjencia Qendrore e Prokurimit, në tenderin milionësh, shpallur për nevoja të disa institucioneve në vend.

Por, qeveria nuk ka lënë që ky rast të kalojë me përmirësimet e bëra dhe ka iniciuar procedura disiplinore ndaj drejtorit të këtij institucioni, Behxhet Rrukiqi.

KTV-ja ka kontaktuar me Rrukiqin dhe ky i fundit, në një përgjigje me shkrim, nuk ka komentuar asgjë lidhur me vendimin e qeverisë.

Procedura e tenderimit, sipas tij, është duke vazhduar me korrigjimet e bëra, derisa ka bërë të ditur se edhe një sërë institucionesh janë tërhequr nga kërkesat për pije energjike.

Isuf Zejna, hulumtues në organizatën joqeveritare Demokraci Plus, në rastin e tillë, përveç AQP-së, për lëshimet e tilla, fajëson edhe institucionet që kanë bërë kërkesat e edhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit.

“I kemi të paktën tri linja të përgjegjësisë që nuk kanë funksionuar dhe ndaj të cilave do të ishte mirë të merren masa, për shkak që në këtë formë e kanë dëmtuar prodhimin vendor, por edhe i kanë përshtatur kriteret për prodhues të caktuar”, ka thënë Zejna.

Lëshime të ngjashme, sipas Zejnës, janë të shpeshta në tenderë me vlera më të vogla.

Agjencia Qendrore e Prokurimit, është pjesë e Ministrisë së Financave dhe realizon e ndihmon në procedurat e prokurimit për institucione të vendit.

Dhjetorin e 2018-s, ky institucion shpalli tender në vlerë prej mbi 20 milionë eurosh për produkte ushqimore, ku, mes tjerash, kishin kërkuar blerjen e produkteve serbe, përderisa Qeveria ka vendosur taksë për këto produkte.