“O shumë bre, shumë e duam Amerikën”

Deputeti i Aleancës për Kosovën e Re, Labinot Tahiri ka uruar kryeministrin e vendit, Ramush haradinaj për kalimin e buxhetit për vitin 2019, raporton Gazeta Blic.

Tahiri ka shkruar se e duan shumë Amerikën por, sipas tij, Serbia është ajo që “na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha”

“O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre!Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha! Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999!“, kashkruar Tahiri.

Tahiri, përveç kësaj ka pasur edhe një lutje ndaj kryeministrit Haradinaj.

Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet”, ka përfunduar Tahir.