Manchester City – Arsenal, formacionet zyrtare

Skuadra e Manchester City sot do të zhvillojë derbin ndaj Arsenalit.

Manchester City dhe Arsenal takohen sonte me fillim nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së 25’të të Premierligës, shkruan GazetaBlic.

‘Citizens’ ndodhen në vendin e dytë – ndërsa ‘Topçinjtë’ në vendin e pestë dhe fitorja është imperativ për të dy ekipet.

Në formacionin bazë të Arsenalit do të luajë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi – kurse Xhaka nuk është fare i grumbulluar për këtë derbi.

Ja formacionet zyrtare të skuadrave:

Arsenal: Leno, Lichtsteiner, Koscielny, Mustafi, Kolasinac, Monreal, Guendouzi, Torreira, Iwobi, Lacazette, Aubamegyang

Manchester City: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Gundogan, Fernandinho, B.Silva, D.Silva, De Bruyne, Sterling, Aguero