Zbulohet emri i të ftuarit tjetër në Gjykatën Speciale

Nazif Mehmeti i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për tu intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, avokati i tij Tahir Rrecaj ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar.

Ai ka bërë të ditur se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet.

Pos Nazif Mehmetit nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa.

Klan Kosova një ditë më parë raportoi se të intervist

Gazeta Express ka raportuar ekskluzivisht për katër persona që janë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në Hagë.

Pas raportimit për të ftuarin e parë, avokati Arianit Koci, kishte bërë publike se klienti i tij, Rrustem Mustafa – Remi, ish-komandant i UCK’së në zonën operative të Llapit, është ftuar nga Specialja.

I dyti që është konfirmuar ka qenë Sokol Dobruna, i cili mbrëmë ka folur në emisionin Pressing të Televizionit 7.

Express ka raportuar poashtu se dy ushtarë të thjeshtë të UCK’së, njëri nga Zona e Malisheves, e tjetri nga e Dukagjinit, janë prej personave të parë të ftuar në Hagë.