SHTETI QË NUK E KA NJOHUR KOSOVËN, POR BEFASON ME MBËSHTETJE PËR VIZA

Dy vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca nuk ishin të gatshëm të diskutonin çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në debatin e të hënës në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Kroacia dhe Lituania kanë folur pozitivisht në lidhje me vizat e kosovarëve, por ka befasuar Greqia e cila edhe pse nuk e ka njohur shtetin e Kosovës ka folur pozitivisht, raporton IBNA.

Në këtë diskutim, Spanja ka kërkuar një zgjidhje për faktin se ky vend nuk e njeh pasaportën e Kosovës. Por, kundërshtari kryesor i këtij procesi, Holland, ka kërkuar më shumë kohë, shkruan Insajderi.

Kreu i diplomacisë evropiane ka thënë që rritja e taksës prej 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet si dhe sipas tij nuk i kontribuon fare dialogut mes dy vendeve.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës bie nën kompetencat e NATO-s, por theksoi se BE do të donte që kjo të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi./Insajderi.com