Ky eshte i ftuari i dytë nga Specialja!

Avokati kosovar Tahir Rrecaj ka njoftuar se pas ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i ftuari nga Specialja do të jetë nga Llapi.

Mustafa, ditë më parë u ftua për në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e Kosovës.Sponzor

Në lidhje me këtë i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Remi, do të paraqitet pranë zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë saktësisht më datën 14 janar të 2019-tës, njofton Klan Kosova.

Avokati Tahir Rrecaj, në një prononcim për klankosova tv, tha se thirrja që i është bërë Rrustem Mustafës për tu intervistuar, tregon qartë se Gjykata Speciale ka filluar funksionimin e saj.

Ai më tej ka dhënë edhe qëndrimin e tij se kush mund të jenë njerëzit e radhës për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.

”Nuk mund te spekuloj se kush do të jetë personi i radhës që do të intervistohet, por sigurisht se do të jetë dikush nga “Grupi i Llapit”, gjithmonë duke pasur parasysh thirrjen e z. Mustafa”, shprehet ai, njofton Klan Kosova.

Rrecaj tutje ka thënë se pas intervistimit, nëse ka përfunduar procedura e grumbullimit të provave, pritet të ngritet ose jo aktakuza dhe fillimi i procesit gjyqësor para kësaj gjykate.

Duke qenë se tashmë janë bërë thirrjet e para për intervistim sa i përket Gjykatës Speciale, avokati Tahir Rrecaj thotë se viti 2019 do të jete vit i zhvillimit te proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës.