Vuçiq tregon datën e saktë kur krijohet ushtria e Kosovës

Vuçiqi u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse sipas tij, shqiptarët po e formojnë atë “jo për diçka tjetër, po që ta përdorin një ditë për të shtënë kundrejt serbëve”, shkruan N1, përcjellë GazetaBlic.

“U bëjë thirrje të gjithë serbëve që të mos marrin pjesë në këtë punë të pistë në asnjë mënyrë“, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve në Pallatin e Serbisë pas takimit që kishte mbajtur me të ashtuquajturit, përfaqësuesit serb për Kosovën.

Ai e ka pranuar se e vetmja mundësi për t’i ndalur serbët që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës është “fjala dhe kërkesa” dhe se tjetër mekanizëm nuk ka.

“Kërkesa ime për të gjithë është që të mos e bëjnë këtë punë. Mos e vini Serbinë në një pozitë nga ku nuk mund të dalë, sepse ne nuk mund dhe nuk do të heqim dorë nga shteti dhe nga populli ynë,” – ka thënë Vuçiq.

Ai tha se fjalët dhe kërkesat e tij e kanë zvogëluar tashmë pesë fish, numrin e serbëve në forcat e tyre (FSK). I pyetur të komentojë deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se Serbia është i vetmi kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se Veseli ka të drejtë dhe se Serbia kundërshton atë që është e “logjike dhe normale.”

Vuçiç tha se Serbia nuk është aq e fortë sa ligji ndërkombëtar në anën tjetër.

Sipas N1, Vuçiq ka thënë se është në dijeni se shqiptarët në Kosovë po planifikojnë që me 28 nëntor, ditën e flamurit shqiptar, të shënojnë edhe ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës.