Para Haradinajt, Shpend Ahmeti deklaron se duan ta rrezojnë Qeverinë

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me rrëzimin e qeverisë Haradinaj.Ai në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit i bëri një vizitë komunës së Prishtinës ka thënë se PSD është  për rrëzimin e qeverisë pasi, sipas tij, PSD nuk është e kënaqur me punën e këtij koalicioni shkruan GazetaBlic.

“Ne nuk kemi ndërruar qëndrim. Ne i kemi vënë në dispozicion 12 nënshkrime për ta rrëzuar qeverinë pasi nuk jemi të kënaqur me punën e kësaj qeverie. Derisa ta rrezojmë e kemi kryeministër të Republikës së Kosovës dhe unë si kryetar i Prishtinës natyrisht që do të vazhdojë bashkëpunimin për të mirën e kryeqytetit” tha Ahmeti.

Ndërsa shefi i ekzekutivit pati vetëm fjalë të mira për të parin e kryeqytetit.

Haradinaj e ka lavdëruar Ahmetin, duke thënë se shumica e punëve në kryeqytet kanë përfunduar me sukses dhe kjo është meritë e Ahmetit, për propozimet e tij dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.