Lajm i madh për Kosovën!

Akil Gjakova ka dhuruar performanca të shkëlqyera në Garnd Slamin e Abu Dhabit.

Gjakova garon në kategorinë deri 73 kg dhe sot ka shënuar fitoren e katërt me radhë, shkruan lajmi.net.

Për të kaluar në finale, kosovari me mund ka mposhtur rusin Musa Mogushkov.

Në finale ai do të përballet me fituesin e duelit Tommy Macias dhe Lasha Shavdatuashvili.