Kadri Veseli kërkon unitet në çështjen e dialogut, thotë se e kundërta i humbë Kosovës partnerët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se mungesa e unitetit të subjekteve partiake në çështjen e dialogut, e dëmton shtetin dhe qytetarët e saj.Ai ka apeluar që me një qasje të tillë vetëm se shkaktohet humbja e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.

”Të dashur qytetarë,

Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha dhe nga vendimet tona sot varet e ardhmja e saj. Mungesa e unitetit rreth Dialogut po e dëmton vendin tonë. Nuk duhet lejuar që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu, SHBA-në dhe BE-në. Është koha për unitet dhe maturi”.