A MUND TË KETË KRIJIM TË UÇPMB-SË NË PRESHEVË? – PËRGJIGJA E REXHEP SELIMIT

InDoks ka realizuar një dokumentar për idenë e presidentit HashimThaçi për korrigjim kufijsh.

Në këtë dokumentar, ekipi i InDoks ka qenë në Preshevë dhe Beograd, ku ka sjellë versionet e shqiptarëve dhe serbëve për mundësinë e kësaj ideje.

Por përtej kësaj, për këtë ide të Thaçit, InDoks ka intervistuar edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se ky projekt është i pamundshëm që të realizohet për shkak se siç thotë ai politika globale nuk është në favor të Kosovës për të bërë këso veprimesh.

I pyetur për rrezikun që në dështimin eventual tëbashkëngjitjes së Preshevës me Kosovën, a ekziston rreziku që të formohet një UCPMB, sikur e vitit 2001, Selimi ka thënë se kjo gjë do të ishte fatale për shqiptarët e asaj pjese.

“As aleatëve tonë strategjik, as ShBA-së, as shteteve të veçanta të bashkimit të veçantë, e as shteteve të tjera nuk I leverdis prishja e stabiliteti ta quajmë.

Ose prishja e këtij trendi të sigurisë i leverdisë vetëm atyre që dëshirojnë të përfitojnë, unë kuptoj që Serbisë dëshiron të përfitojë nga trazirat qoftë në Kosovë qoftë në Preshevë Medvegjë dhe Bujanovc por nuk e kuptoj se çfarëdon të përfitojë presidenti Thaçi më këto trazira” ka thënë Selimi.

Më poshtë gjeni dokumentarin e plotë nga InDoks: