HARADINAJ: PO PUNOJMË ME HY NË HISTORI TË KËTIJ VENDI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se siç kanë hyrë histori në kohën e lirisë kur edhe janë shajtë e kritikuar nga njerëzit që rrinin tërë ditën dhe nuk bënin punë, do të hyjnë edhe tash në histori me qeverisjen që po bëjnë.

Haradinaj i bëri këto komente në takimin me qytetarët e Deçanit, duke thënë se plot skeptik nuk kanë pritur që do të bëhet ushtria.

“Do të hyjmë në histori me qeverisjen që po bëjmë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është në krye të ekzekutivit prej shtatorit të vitit 2017, kur u zgjodh kryeministër i Kosovës për herë të dytë në karrierën e tij.